Lajme Shqip Wednesday, 14 December 2011 11:30

Angelina Jolie është një nga VIP-at e pakët që megjithëse është e rrethuar me gjashtë fëmijë, nuk e ka lënë pasdore edhe karrierën dhe punën e saj, duke udhëtuar bashkë me ta në çdo cep të botës për të ndjekur misionin e saj humanitar.

Por pavarësisht kësaj jete mjaft intensive, ku ajo vështirë që gjen pak kohë për veten e saj, 36 vjeçarja është shprehur për revistën ‘Marie Claire’ duke thënë “Nuk kemi planifikuar asgjë për momentin, por asgjëje nuk i dihet! Mund të përfundojë edhe shtatzënë sërish…”

Ndër të tjera ajo ka rrëfyer se gjëja e vetme që i mungon asaj është ‘një shoqe’.

“Mua më mungon një shoqe. Po ta keni vënë re edhe nëpër filma nuk kam patur partnere. Jam natyrë shumë familjare dhe aspak sociale. Në fakt, njeriu i vetëm me të cilin unë mund të bëj muhabet është Brad!”.

(LajmeShqip.com)