Lajme Shqip Tuesday, 06 December 2011 14:47

New York – Mbrëmë, në premierën e filmit ‘In The Land Of Blood And Honey’, çiftit Jolie-Pitt i janë bashkëngjitur edhe prindërit e Bradit, Bill dhe Jane Pitt.

Të përfolur shumë për mosmarrëveshjet e tyre me gruan e re të djalit të tyre, pasi që në fillim ishin kundra divorcit të tij nga Jennifer Aniston, për herë të parë janë shfaqur mbrëmë bashkë në publik, përkrah njëri-tjetrit.

Ndërkohë, disa ditë më parë, sipas The Sun, mësohet se Angelina Joli është paditur nga gazetari kroat Josip J. Knezevic për vjedhjen e idesë së filmit të saj nga libri i tij “The Soul Shattering”. Për këtë ai kërkon dëmshpërblim monetar.

Filmi ‘In The Land Of Blood And Honey’ trajton historinë e dashurisë ndërmjet një ushtari serb dhe një gruaje myslimane, të cilët ndahen gjatë kohës së luftës, periudhë në të cilën ajo përjeton abuzime gjatë qëndrimit në kampin e të burgosurve. (LajmeShqip.com)