Lajme Shqip Monday, 12 December 2011 13:00

Aktorja hollivudiane Angelina Jolie ka rrëfyer për The Sun se ka në plan që të largohet nga industria e kinematorgrafisë, për t’u përqëndruar tek fëmijët e saj në moshën e adoleshencës, pasi ajo është e ndërgjegjshme që ka qenë pikërisht kjo periudhë në fëmijërinë e saj kur ajo doli prej ‘binarëve’.

Ajo ka thënë:

“Fëmijët e mi do të kenë nevojë për mua kur të arrijnë moshën e adoleshencës. Një gjë e di me siguri për moshën e adoleshencës: unë duhet të jem pranë tyre gjatë çdo ngjarje dhe vështirësie që ata do të hasin. Prandaj, jam e sigurtë që do të filloj të merrem me punë nga shtëpia, mbase do të fillojë të shkruajë.” (LajmeShqip.com)