Lajme Shqip Saturday, 16 July 2011 16:27

Dje, e fejuara e Blake Fielder-Civil, ish-burrit tё Amyt, e ka akuzuar kёngёtaren se e ka bombarduar tё fejuarin e saj me tekste seksuale.

E inatosur, Sarah Aspin 31-vjeçare, ka akuzuar Amyn jo vetёm pёr dёrgesёn e mesazheve seksuale nё celular, por edhe se ёshtё pёrpjekur tё kryente seks nёpёrmjet telefonit, gjatё kohёs qё çifti ndodhej nё shtrat bashkё. Sarah, e cila ka edhe njё djalё me Blake, ka thёnё:

“Ajo duhet t’i mbaj duart larg. Ai ёshtё i imi dhe tani ne jemi njё familje. Ma ka sjellё nё majё tё hundёs me veprimet e saja, qё sa herё i teket pёr Blake-n, fillon e klikon tastierёn e celularit! Ajo e telefonon atё, gjithmonё kur ёshtё jashtё kёsaj bote dhe nuk do t’ia dijё nёse ai ka gruan nё krah, apo jo!”

Amy dhe Blake u martuan mё 2007, pёr t’u ndarё pas 2 vitesh. Blake, tani ndodhet nё burg pёr vjedhje dhe thuhet tё ketё nё pёrdorim edhe njё celular. Sipas zёdhёnёsit tё Amyt, ai e telefonon atё aq shpesh, saqё Amy ёshtё detyruar ta ndёrrojё numrin. Por, njё gjё ёshtё e sigurtё: mbas skandalit tё radhёs tё kёngёtarws nё Beograd, ajo i pati thёnё miqve tё saj se i vetmi njeri qё e kuptonte dhe mund ta ndihmonte ishte Blake. Kёshtu qё nuk do tё ishte çudi, qё akuzat ndaj saj, tё jenё tё vёrteta. (LajmeShqip.com)