Lajme Shqip Thursday, 08 September 2011 19:55

Një vepër skulpture mjaft e diskutueshme është ndërtuar nga artisti Daniel Edwards. Ai ka paraqitur këngëtaren e “Rehab” me një pamje nudo të bustit, pa tatuazhet dhe vathët e saj dhe me një zog këngëtar e zambakë për të dekoruar flokët e saj.

Kjo përkujtimore bronxi dedikuar këngëtares së ndjerë Amy Winehouse ishte përgjigjja e kërkesave të shumta që skulptori Edwards pati nga fansat e panumërta të saj në FaceBook.

“E kam imagjinuar atë si një princeshë të bukur dhe delikate përrallash, në pritje për t’u shpëtuar nga fama dhe demonët e saj. Gjithmonë kam dashur të bëja portretin e saj, por kam qënë duke pritur që ajo të hidhte mbas shpine disa nga problemet e saja. Ajo më bëri që t’i kushtoja sërish vëmëndje muzikës bashkëkohore,” ka thënë autori i veprës.

Daniel Edwards gjithashtu është edhe autori i skulpturës të Justin Bieber dhe Selena Gomezit. Corry Allen, përfaqësuesi i artistëve të New York-ut shpjegoi në një deklaratë:

“Portreti i Amyt i dedikohet të gjithë atyre që janë duke luftuar ndaj demonëve të tyre dhe çrregullimit të të ushqyerit. Askush nuk duhet të përfundojë si Amy.”

Amy u gjet e vdekur në moshën 27 vjeçare në shtratin e saj në Camden, në veri të Londrës më 23 korrik. Në vazhdën e vdekjes së saj të parakohëshme, babai i saj Mitch, këngëtar i muzikës soul, deklaroi planet për të ngritur një organizatë rehabilitimi në kujtim të saj. Pas disa problemeve që pati për emërtimin e kësaj organizate “Fondacioni Amy Winehouse” do të shpallet më 14 shtator. (LajmeShqip.com)