Lajme Shqip Sunday, 10 July 2011 11:40

Sipas burimeve të tabloidit “The Sun”, këngëtarja e famshme, Amy Winehouse, i ka futur frikën të afërmve të saj.

Disa prej tyre kanë rrëfyer për këtë tabloid se, javën e kaluar, Amy është dehur me vodka tri herë brenda javës deri sa ka rënë në gjendje të alivanosjes.

Mbrëmë, sipas një burimi të po këtij tabloidi, turi që këngëtarja kishte planifikuar është anuluar plotësisht, pasi situata e Winehouse është totalisht jashtë kontrollit.

Herën e fundit që këngëtarja provoi të mbante një koncert, ishte në Beograd ku u prit me fishkëllima, sepse që në hyrjen e saj ajo e përshëndeti audiencën duke i thënë: “Përshëndetje Athina!”, dhe gjatë gjithë koncertit ka bërë skena të papëlqyeshme ku i kthente kurrizin publikut, rrinte e përgjumur, përqafohej me stafin e vet… Sipas infomacioneve, Amy është vazhdimisht nën efektin e vodkës.

Në këtë rast nuk i urojmë vetëm fat, por i urojmë edhe vullnet. (LajmeShqip.com)