Lajme Shqip Friday, 22 July 2011 13:07

Kёngёtarja Dionne Bromfield ka njё pёrgjegjёse marketingu ‘jozyrtare’, kumbarёn e saj Amy Winehouse.

Tё mёrkurёn nё Londёr ёshtё mbajtur koncerti i kёngёtares Dionne Bromfield. Nё skenёn e saj ajo ka patur njё tё ftuar tё papritur, kumbarёn e saj.

Amy Winehouse qё ёshtё kumbara e saj, pasi ishte gjallёruar mirё nga disa gllёnka xhin dhe red bull, si rrufe ёshtё ngjitur nё skenё, ku ja ka rrёmbyer mikrofonin vajzёs qё po kёndonte. Teksa i drejtohej audiencёs, ajo i kёrkoi qё tё blinin albumin e ri tё ‘vogёlushes’ sё saj. Amy qё ishte e shoqёruar gjatё gjithё kohёs nga njё truproje gjigand, i ka shpёtuar pёr pak çaste atij dhe ka bёrё njoftimin e saj.

Sigurisht qё Dionne ka mbetur pa fjalё nga veprimi i kumbares sё saj.

Megjithatё, do tё preferonim qё tё shihnin njё marketing pres saj jo nёn efektin e alkoolit. (LajmeShqip.com)