Lajme Shqip Monday, 12 August 2013 15:28

Ja ka dalë të arratiset tri ditë nga shtëpia, për të ushtruar një prej pasioneve të tij më të mëdha, peshkimin. Ermal Mamaqi, artisti i dashur i skenës shqiptare ka kaluar disa ditë argëtuese në jug të vendit, nën shoqërinë e dy miqve më të mirë (kur vjen puna për peshkimin), Egit të “2XL”-së dhe këngëtarit Dashnor Diko…

Sigurisht që për ta bërë këtë udhëtim të shkurtër, Ermalit i është dashur të sigurojë më parë ‘lejen’ nga bashkëshortja e tij, Ami, e cila ndonëse në muajin e fundit të shtatzënisë ia ka dhënë menjëherë ‘po’-në njeriut të saj të zemrës./BW/