Lajme Shqip Monday, 11 April 2011 07:28

Francesco Renga i dedikon këngë ish-vajzës të programit “Non è La Rai”, Ambra Angiolini-t.



Fotografitë e puthjeve të Ambra Angiolinit me Giorgio Bellocchion nuk kanë reshtur së qarkulluari në mediat italiane gjatë muajit të fundit.

Shumë njerëz mund ta kenë pyetur veten se si do të reagonte këngëtari, partneri i saj Francesco Renga, gjithashtu dhe babai i dy fëmijëve të saj. Këngëtari, ka hapur turin e tij në ‘Teatro Grande’ të Brescia-s duke i dedikuar një këngë ish-yllit të programit “Non è La Rai”, Ambra Angiolini-t.

Pasi ka përshëndetur fëmijët e tij, Jolanda dhe Leandro, sipas shtypit “La Repubblica”, ka shkëmbyer disa fjalë duke thënë:

“Ambra nuk është me ne sepse nuk ndjehet mirë. Megjithëse disa çakallë janë munduar të prishin lidhjen tonë, unë i dedikoj këngën ‘Stai con me,” … Fjalë që mbase duan t’i fryjnë zjarrit, një historie spekulative,  ose t’i lëshojnë mesazhe paqeje Ambrës bukuroshe.

Megjithëse është e bukur të mendosh një rikthim të mundshëm ndërmjet tyre, është e vështirë ta imagjinosh mbas gjithçkaje që ka ndodhur dhe kemi parë. Zëra ka patur se çdo gjë ka qënë shpikje dhe montim, por koha do e tregojë më së miri.