Lajme Shqip Friday, 10 February 2012 14:04

Janë të shumta reklamat e enëve në të cilat nuk ngjitet ushqimi, por ato mund të jenë shumë të rrezikshme, kanë thënë shkencëtarët e universitetit Exeter. Produktet që përdoren për përpunimin e këtyre sipërfaqeve, rezistente në nxehtësi dhe njolla, sjellin probleme deri tek tiroidet. Ky nuk është i vetmi rast që tregon rrezikun që mund të na kanoset në kuzhinë.

Në revistën ditore Daily Mail, shkencëtari Michael Hanlon na rrëfen për rreziqet e shumta që gjenden në kuzhinë.

Sfungjerët larës për enët

Sfungjerët e ndryshëm për larje të enëve, të cilët mbahen në përdorim për javë të tëra, mund të grumbullojnë mijëra mikroorganizma për centimetër kub. Ato janë burimi më i madh i kërpudhave në të gjithë shtëpinë, duke përfshirë edhe guackën e WC-së në banjo.

Mbajtësit plastikë të ushqimeve

Raporti i Bashkimit Evropian përmban një pjesë ku thuhet se fëmijët i nënshtrohen mijëra kimikateve të rrezikshme në shtëpitë e tyre, të cilat ndikojnë në nivelin e hormoneve duke përfshirë edhe organet vitale, veçanërisht tek djemtë. Dhe në këtë rast bëhet fjalë për kimikatet e enëve plastike me të cilat paketohet ushqimi.

Kini kujdes nga mbetjet e ushqimit! Nëse ushqimin e ngrirë e keni ngrohur një herë, nuk është e këshillueshme që ta ngrini përsëri sepse në këtë mënyrë rritet probabiliteti i depozitimit të mikrobeve.

Thekësi i bukës dhe frigoriferi

Thekësi i bukës është një rrezik potencial sepse pjesët elektrike në të janë të hapura dhe aksidentet shpesh ndodhin kur njerëzit pjesët e mbetura në thekësen e bukës mundohen t’i nxjerrin me thikë metalike.

Ngarkimi me shumë ushqime i frigoriferit, gjithashtu mund të rrezikoj shëndetin tuaj, sepse mjafton një ushqimi i ndotur që më pas shumë lehtë mund t’i përhap mikrobet përreth ushqimeve të tjera.

Rëndësia e afatit të përdorimit

Kur prishet ushqimi në frigorifer ne e dallojmë lehtë nga ngjyra ose era. Ndërsa ushqimin e ngrirë është më e vështirë ta dallojmë dhe për këtë arsye është e këshillueshme që të shikohet data e skadencës.

Pesticidet në fruta dhe perime janë një gjë tjetër për të cilën duhet patur kujdes. Për çdo rast, gjithmonë pastroni mirë frutat dhe perimet të cilat i sillni në shtëpi. (LajmeShqip.com)