Lajme Shqip Friday, 26 August 2011 17:19

Gjyqtarja e famshme 40-vjeçare e “Britain’s Got Talent” më në fund po përjeton momente gëzimi.

Për habinë e të gjithëve, Amanda Holden u shfaq buzagaz shtatzënë në shfaqjen teatrale ‘Shrek’.

Ajo tregon se ka qarë nga gëzimi kur mësoi se ishte sërish shtatzënë, vetëm pak muaj pasi humbi fëmijën e saj në shkurt.

Aktorja dhe bashkëshorti i saj Chris Hughes e kanë mbajtur të fshehtë shtatzëninë deri në muajin e saj të gjashtë. Çifti, i cili e ka edhe një vajzë 5 vjeçare, Lexin, janë të sigurtë se kësaj here do e gëzojnë këtë shtatzëni. Amanda është shprehur:

“Asnjëherë nuk e kisha ëndërruar që do të ndodhte kaq shpejtë! Dhe kur ndodhi, që të dy u munduam që të mos mendonim për atë deri sa të kalonim periudhën e rrezikshme. Tashmë që e kam kaluar atë fazë, ndihem mjaft e sigurtë që kësaj here gjithçka do të shkoj shumë mirë.”

Mbas depresionit që kaloi, Amanda duket mjaft në formë, madje e gatshme për t’ju rikthyer botës së showbizit. (LajmeShqip.com)