Lajme Shqip Tuesday, 24 April 2012 10:08

Macy po vazhdon me bashkëpunimet më të frytshme, dhe këtë herë po punon me një stiliste shumë të zonjën, Alberta Ferreti, në mënyrë që të krijojnë sëbashku veshje me
stile dhe me prerje unike me një çmim të arsyeshëm.

Nga ky bashkëpunim mesa duket kanë arritur të krijohen veshje spektakolare dhe shumë elegante, duke filluar nga çmimi 49$ dhe deri  në 119$.

Ky koleksion ekskluziv është tepër i freskët në sojin e tij. Në të
përfshihen fustane të thjeshta, të dizenjuara me kujdes për ju, bluza të
ndryshme me ngjyra të shumëllojshme.

Gjeni edhe ju stilin tuaj nëpërmjet këtij koleksion kaq të bukur! (LajmeShqip.com)