Lajme Shqip Friday, 18 September 2015 16:15

Dy ditë pas festimit të 40 vjetorit të ditëlindjes, Albërie Hadërgjonaj është bërë gjyshe. Këngëtarja është bërë gjyshe për herë të parë.

Vajza e saj e madhe Agnesa është bërë nënë ditën e enjte, pasi ka sjellë në jetë fëmijën e parë nga marrëdhënia me të fejuarin e saj.

Lajmin e ka bërë publik për mediat kushërira e nënës së re, këngëtarja e re Beatrix Ramosaj, transmeton albeu. Nuk dihet ende emri që Agnesa ka zgjedhur për princeshën e saj të vogël, e cila ka gëzuar gjyshe Albërien dy ditë pas festimit të 40-vjetorit të ditëlindjes.