Lajme Shqip Monday, 21 September 2015 17:19

Megjithëse kanë vendosur të ndahen, njëri nga çiftet më simpatik të Big Brother Albania, Alba dhe Diedon, nuk mund të shmangin njëri tjetrin.

Fama që i dha ky spektakël bën që dyshja të jenë të ftuar nga organizatorët në evente të njëjta.

Gjatë vikendit ata u panë në të njëjtat lokacione por të shoqëruar me persona të ndryshëm , gjë që i dha vulën përfundimit të lidhjes së tyre.

U tha se në spektaklit “Miss Universe Albania” dy të dashuruarit e Big Brother u takuan dhe debatuan gjatë, por mësohet se ish-çifti gëzojnë raporte të mira dhe atë natë vetëm janë përshëndetur me njëri tjetrin.

Kujtojmë se Alba dhe Diedoni lidhjen e nisur brenda shtëpisë së Big Brother Albania e përfunduan disa muaj pas përfundimit të spektaklit.