Lajme Shqip Monday, 01 August 2011 17:17

Sipas burimeve tё tabloidit ‘People’, vajza e Al Pacino-s, Julie Pacino 21-vjeçare u arrestua tё shtunёn nё New York City pёr drejtim tё automjetit nё gjendje tё dehur.

Arrestimi ёshtё bёrё nё ora 1 tё mёngjesit pasi vajza e aktorit drejtonte automjetin e saj Benz Mercedes tё zi nё Mahattan totalisht e dehur.

Dёshmia e policit ka qёnё: “Ajo kishte sy tё lotuar dhe tё skuqur-gjak, njё fjalor tё ndyrё dhe erё alkooli qё e ndjeje menjёherё sa t’i afroheshe pak. Kur e pyeta ajo rrёfeu se kishte pirё tre birra dhe cigare marijuana pa i numёruar.”

Al Pacino i cili ndodhej nё Los Angeles, ёshtё nisur menjёherё pёr tё mbёrritur nё vendndodhjen e vajzёs sё saj.

Vajza e tij u lirua mbas 4 orёsh, nё njё kohё kur koshienca e saj ishte kthjelluar. (LajmeShqip.com)