Lajme Shqip Friday, 05 August 2011 10:29

Aktori i famshëm humoristik Rowan Atkinson ka pësuar dje një aksident me makinë, duke rrezikuar seriozisht jetën.

Ai ka qenë duke ecur me makinën e tij McLaren F1, me një shpejtësi prej 240 mph kur ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë.

Aktori i personazhit të famshëm Mr. Bean, 56-vjeçar, ka mundur vetëm të lirojë rripin e sigurimit dhe më pas në ndihmë i ka ardhur një motoçiklist që e ka çuar më pas në spital.

Nuk është hera e parë që aktori aksidentohet me makinën e tij që i bën 0-60 mph në 3 sekonda.

Rowan është një i apasionuar i shpejtësisë dhe në shtëpinë e tij në Cambridgeshire ai ka të koleksionuar disa makina, si psh. Rover Metro, Aston Martin Virage, Rolls-Royce vintage dhe një stil të vjetër të Morris Traveller.

Përpara një muaji Rowan ishte i ftuar në programi e BBC-së, Top Gear për njerëzit e famshëm dhe në testin që u bë ai rezultoi më i shpejti ndër gjithë pjesëmarrësit e mëpërparshëm. Ai e njeh aq mirë anën mekanike sa që  shpesh herë ka shkurar edhe artikuj për revista mekanike profesionale.

Ai sot gjendet i shtruar në spitalin pranë Peterborough, fatmirësisht jashtë rrezikut të jetës. (LajmeShqip.com)