Lajme Shqip Thursday, 21 April 2011 07:23

Pёrveç se i suksesshёm si aktor, edhe si kёngёtar.

Ështё i gjithёanshёm i famshmi Dr. House. Ai nё karrierёn e tij ka provuar shumё; ka shkruar romane, ka kompozuar dhe kёnduar kёngё dhe ka aktruar nё seriale qё e kanё bёrё tepёr tё famshёm. Aktori Hugh Laurie ka bashkёpunuar pёr njё kёngё me idhullin e tij Dr. John.

Pёr idhullin e tij, yllin e muzikёs Blues, ai ёshtё shprehur:

“Ju duhet tё mё kuptoni qё unё e adhurojё plotёsisht Dr. John. Gati sa nuk pёsova atak kardiak kur pianisti legjendar pranoi tё debutonte nё albumin tim ‘Let them talk’!

Qё tё jem i sinqertё, pas pёrfundimit tё seancёs sё regjistrimit dola jashtё, hyra nё makinё dhe fillova tё qaja. Nuk mё besohej qё kisha luajtur me njё nga heronjtё e mi mё tё mёdhenj dhe, qё çdo gjё shkoi aq mrekullueshёm!

Gjatё kohёs qё regjistronim kёngёn ‘After you’re Gone’ nuk pata kohё tё mendoja pёr ndonjё gjё tjetёr. Por duke e menduar gjatё kohёs qё shkova nё makinё u mahnita. Tё punoja me Dr. John ishte njё nga majat e karrierёs sime. U ndjeva i vlerёsuar si muzikant.”

Ky ёshtё Dr. House: I suksesshёm nё film por edhe nё jetё.