Lajme Shqip Saturday, 23 July 2011 13:56

Djali 13-vjeçar i Arnoldit dhe Marias ndodhet i shtruar nё gjёndje tё rёndё nё njё spital tё Los Angeles-it, pas njё aksidenti qё pёsoi nё plazhin e Malibusё.

Sipas njё burimi tё afёrt tё Marias, Christopher Schwarzenegger ka qёnё duke bёrё sёrf tё djelёn, kur diçka nuk ka vajtur siç duhet dhe ai ka pёsuar shёmbje tё mushkёrive, thyerje kockash dhe brinjёsh. Ai kishte shkuar nё plazh sёbashku me nёnёn e tij Shriver.

Christopher i cili vazhdon tё jetё i shtruar nё spital qё nga e djela, vazhdon tё shoqёrohet nga nёna e tij qё edhe natёn e kalon nё spital.

Vёllezёrit e tij Patrick dhe Katherine kanё postuar falenderime nё rrjetet e tyre sociale pёr tё gjithё ata qё i kanё dёrguar mesazhe inkurajimi. Ndёrt tё tjera ata luten qё tё gjithё tё dashurit e Christopherit t’i luten Zotit qё ai tё bёhet mirё.

Nё kёto momente tё vёshtira tё jetёs ka qёnё prezent edhe i ati Arnold, por nё kёtё rast ka qёnё mё shumё si vizitor. Prania e Marias gjatё gjithё kohёs pranё djalit tё tij tё vogёl, nuk e ka bёrё tё lehtё qёndrimin mё tё gjatё dhe tё shpeshtё tё Arnoldit.

Gjithёsesi, i urojmё djaloshit qё ta marrё veten sa mё shpejtё! (LajmeShqip.com)