Lajme Shqip Thursday, 08 September 2011 16:59

Aktorja Witherspoon ka përfunduar në spital pasi ka dalë nga palestra pasditen e djeshme.

Sipas raportit të policisë në Santa Monica, aktorja është goditur nga një makinë teksa kalonte kryqëzimin në këmbë. Aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 11:14 të paradites, shkaktuar nga një shofer 86-vjeçar.

Fatmirësisht aktorja është trajtuar në spital vetëm për dëmtime të vogla.

Ndër të tjera, në një intervistë të fundit aktorja ka treguar se sa të vështirë e ka patur jetën të qënurit prind i vetëm.

“Vetëm kur u rimartova e kuptova se sa e stresuar kisha qënë!” (LajmeShqip.com)