Lajme Shqip Saturday, 16 April 2011 06:29

Pas pesё vitesh martesё Christina Aguilera ndahet nga bashkёshorti i saj.

Dje mё 15 Prill, mbas vendimit tё Gjykatёs sё Lartё nё Los Angeles, Christina Aguilera u divorcua zyrtarisht me bashkёshortin e saj Jordan Bratman, nga martesa me tё cilin patёn njё djalё, Max 3 vjeç.

Kёngёtarja 30 vjeçare e kishte shpalluar divorcin e saj qё nё Shtator tё 2010, por pёr shkak tё disa proçedurave zyrtare i ёshtё dashur tё presi 6 muaj pёr kёtё vendim zyrtar. Raporti gjyqёsor zyrtar deklaron se Christina do tё jetё mbikqyrёsja legale e djalit tё tyre.

Pёr gazetёn People, Aguilera ёshtё shprehur: “Megjithёse Jordan dhe unё jemi tё ndarё, pёrkushtimi ndaj djalit tonё ёshtё themelor, ashtu siç ka qёnё gjithmonё”.

Qё mbas ndarjes me burrin e saj Aguilera ka gjetur ngushёllim me tё dashurin e ri Matthew Rutler.