Lajme Shqip Wednesday, 10 July 2013 13:45

Ndonëse njihet si njëri ndër këngëtarët që ruan me fanatizëm jetën e tij private, duke i servuar publikut vetëm këngë e hite së bashku me reperin Getoar Selimi, anëtari i rep grupit “Tingulli 3-nt” besohet se ka ndarë mendjen të martohet. Burime brenda gazetës Tribuna kanë njoftuar se Agoni ka disa vjet që është në lidhje dashurie dhe së shpejti do ta shohim dhëndër.

I kontaktuar nga gazeta Tribuna Agoni e pohoi një lajm të tillë duke treguar edhe datën e martesës. “Po është e vërtetë. Unë do të martohem më 31 gusht, me të dashurën time Egzona Syla”, ka thënë fillimisht reperi duke sqaruar se vajza fatlume që do ta ketë në krah është nga Drenasi por që jeton në Gjermani. Rep këngëtari ka njoftuar edhe për ceremoninë martesore, në të cilën do të jenë të ftuar të gjithë njerëzit e tij më të dashur. “Dasmën do ta mbajmë në hotelin “Emerald” ndërsa mysafirët do t’i argëtojë këngëtari Labinot Tahiri-Labi’’, ka shtuar tutje Agoni.