Lajme Shqip Wednesday, 16 September 2015 14:12

Afrona Dika, modelja shqiptare që ka marrë vëmendjen e mediave pas romancës me Bleron, në një intervistë të dhënë së fundmi ka treguar detaje interesante rreth jetës së saj.

Ajo ka treguar se pasioni i saj është moda, ndërsa muzika ishte në rendin e fundit të argëtimit të saj, transmeton Telegrafi.

“Për të kënduar, jo s’mendoj, kam pasion dhe hobi modën. Fanse e Bleros s’kam qenë, por e kam thënë se këngët dhe muzika më kanë pëlqyer gjithmonë që i ka bërë Blero, aq më shumë tani që është edhe njeri i zemrës sime”, ka thënë Afrona.

Gjithashtu ajo ka thënë se shumë shpejt pritet të bashkëjetoj me këngëtarin, i cili kohë më parë i dha fund martesë]së me aktoren, Teuta Krasniqi.