Lajme Shqip Monday, 21 September 2015 08:28

Afrona Dika ka paralajmëruar setin e ri fotografik, në të cilin ka ndryshuar imazh.

Modelja shqiptare shfaqet me flokë të zeza dhe e veshur në të zeza, ndërkohë që nën rroba shfaqet një pjesë e gjoksit të saj.

Fotografinë e ka postuar në rrjetet sociale edhe i dashuri i saj, këngëtari Blero, duke treguar kështu se bukuroshja ka mbështetjen e tij në punën që bën.

Kujtojmë që ditë më parë edhe ish-bashkëshortja e Bleros, Teuta Krasniqi, deklaroi se tashmë është në një lidhje, ndërsa theksoi se kishte krijuar simpati për Afronën nga fjalët që ia ka thënë vajza e saj për të.