Lajme Shqip Saturday, 22 June 2013 11:25

Ka kohë që angazhimin e saj përveç në Paris e Turqi, modelja dhe këngëtarja Afërdita Dreshaj e ka shtrirë edhe në Tiranë. Por ajo ka vendosur që për pak ditë të pushojë në Kosovë, ndërsa këtë të diel ajo nuk do të qëndrojë në qytetin e saj të zemrës. Afërdita ka edhe shtetësi amerikane, dhe si duket ka përfillë këshillat e ambasadës amerikane në Tiranë, me të cilën u kërkohet shtetasve amerikanë që të qëndrojnë sa më larg vendvotimeve në Shqipëri më 23 qershor. 
“Meqenëse nuk mund të votoj të dielën, do ik në Kosovë! Shpresoj të fitoj më i miri…e dini kush është më i miri!! #shqipëria #voto #më i miri”, ka shkruar bukuroshja përmes rrjetit ‘Twitter’. 
Afërdita shumë shpejt do ta sjellë duetin e saj me Lumi B, për të cilin beson se do të pritet shumë mirë nga publiku dhe fansat e saj.