Këngëtarja e njohur Afërdita Dreshaj, kohët e fundit ka qenë mjaft e përfolur për lidhje të ndryshme dashurie. Ndonëse ajo vetë nuk ka konfirmuar asgjë në lidhje me fjalët që qarkullojnë, por këngëtares siç duket nuk po i interesojnë shumë thashethemet, por po shijon momentet e bukura.
Së fundmi në faqet të ndryshme nëpër rrjete sociale po qarkullon një foto ku shihet Afërdita bashkë me të dashurin e saj, Jakub Kindl, në një darkë romantike nën tingujt e valëve të detit. E përveç darkave romantike, këngëtaren kohëve të fundit shpesh e kemi parë edhe nëpër udhëtime të ndryshme që bëjnë të kuptosh se Afërdita po vazhdon jetën normalisht.