Lajme Shqip Friday, 23 August 2013 17:40

Më në fund një lajm i mirë nga kronika rozë… Afërdita Dreshaj dhe Shpat Kasapi janë sërish bashkë. Si miq apo si të dashur, këtë nuk dimë ta themi me siguri, por është fakt tashmë që ata takohen, pa e vrarë mendjen fare për sytë kureshtarë që i shohin të habitur, raporton Summer Pages.

Ndërkaq, burime të suplementit konfirmojnë se çifti është frekuentuar me njëri-tjetrin edhe në Tiranë. Ata kanë kaluar nën shoqërinë e miqve të përbashkët orë të bukura në pishina, ndërsa nuk kanë munguar as daljet në jetën e natës. Historia e tyre e dashurisë është një ndër më të bujshmet e shoëbiz-it, ndaj dhe nëse ribashkimi i tyre do të jetë i vërtetë (pra nëse ata nuk do të jenë thjesht shokë, por të dashur), do të jetë një ‘boom’ i madh. Një lajm i mirë jo vetëm për ata si çift, por edhe për fansat, që të kuriozuar për marrëdhënien e tyre i pyesin ‘non stop’ në rrjetet sociale. Afërdita Dreshaj dhe Shpat Kasapi i dhanë fund marrëdhënies së tyre në mars të këtij viti dhe ishte Shpati ai që deklaroi se me Afërditën gjithçka kishte marrë fund. Ndërkaq, në një intervistë të para pak kohëve – ekskluzive për “Bluetooth” – këngëtarja dhe modelja Afërdita Dreshaj deklaroi se me Shpatin tani janë miq, duke mos përjashtuar mes rreshtash edhe mundësinë e një ribashkimi. “Kurrë mos thuaj kurrë” – tha Afërdita, duke ndezur kështu kuriozitetin tek të gjithë… Si do të shkojë marrëdhënia e tyre? Do të mbesin shokë, apo do të lidhen sërish me njëri-tjetrin? Përgjigjen për këto pyetje, më mirë se kushdo tjetër mund ta japin vetëm ata të dy, ndaj dhe ne jemi në pritje të një deklarate. Por deri atë-herë le të mendojmë për më të mirën, e të shijo-jmë së ba-shku këto foto, ku ata shfaqen përkrah njëri-tjetrit…