Lajme Shqip Thursday, 13 August 2015 16:12

Yjet e Victoria Secret, Adriana Lima dhe Joan Smalls kanë realizuar një set fotografish në Havana të Kubës.

Modelet kanë udhëtuar në Havana për t’u fotografuar për “W magazine”, duke pozuar kështu në fustane flirtuese rrugëve të qytetit.

“Është hera ime e parë në këtë ishull magjik”, ka thënë 27-vjeçarja Joan prapa kamerave, transmeton Koha.net.

Në foto shihet modelja portorikane me një fustan Alexander, e ulur në një urë të vjetër duke shikuar para.

Ndërkohë, Adriana, 34 vjeçare, shihet e veshur me një fustan të bardhë Marchesa përderisa vallëzon me një djalë, i veshur vetëm me pantallona të bardhë.

Yjet u fotografuan nga Alasdair McLellan.