Lajme Shqip Thursday, 13 August 2015 08:30

 

Adelina Tahiri ka folur për lidhjet e saj të dashurisë, pendimet dhe planet për martesë.

Këngëtarja pranoi lidhjen me kapitenin e Kombëtares Lorik Cana, në kohën kur ‘ishte e vogël’ dhe se ai ishte ‘simpatia’ e saj.

“Me Lorikun kam qenë shumë e vogël kur unë e kam pasë veç një simpati”, tha ajo në emisionin ‘21Gradë’ në RTV21.

Ajo foli edhe për ish-basketbollistin e Prishtinës Dardan Berisha, tha se lidhja e tyre nuk shkoi deri aty ku deshën të dy.

“Me Dardanin ka qenë një miqësi ku kemi dalë bashkë, ne veç jemi pëlqy edhe nuk ka qenë qëllimi që unë edhe ai me mbetë shokë, po nuk arriti aty ku ne deshtëm”, tha ajo.

Ndërkohë Adelina është penduar që e ka publikuar lidhjen me ‘djalin nga Shqipëria’. Ai ishte biznesmeni Rolando Sufo.