Lajme Shqip Saturday, 14 May 2011 11:31

Këngëtarja nga Shkupi prej disa kohësh është përfolur se ёshtё duke pёrjetuar  një lidhje sentimentale me futbollistin e njohur shqiptar qё aktualisht jeton nё Turqi, Lorik Cana, në drejtim të së cilës Adelina ka udhëtuar shpesh këto kohë.

Por udhёtimi i kёsaj here pёr Adelina Tahirin këto ditë ka qёnё pёr njё motiv ndryshe nga herët e tjera. Është mësuar se vizita e saj i dedikohet një konsulte mjekësore që ka kryer këngëtarja në një klinikë turke, për të realizuar një ndërhyrje kirurgjikale në sy.

Adelina që në moshë të vogël ka patur probleme me sytë dhe tani që ajo ka mbushur 18 vjeç  është parë e arsyeshme që t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje të tillë, me qëllim që të mos ketë dëmtime të mëvonshme. Shumё mund të habiten nga ky lajm pasi ajo njihet si një nga femrat e muzikës shqiptare me sytë më të bukur. Por ja që bukuria e syve nuk shkon paralelisht me shëndetin e aparatit të shikimit!