Lajme Shqip Saturday, 31 August 2013 12:45

Ndonëse ende po shijon suksesin e këngës së fundit “S’je i pari”, për të cilën thotë që është shumë e kënaqur, këngëtarja Adelina Tahiri i është përveshur punës për të sjellë edhe risi tjera. Ajo ka bërë të ditur për Tribuna se tashmë e ka përfunduar këngën më të re dhe klipin i cili do t’i hapë rrugë drejt tregut evropian. “Incizimi i këngës dhe xhirimi i klipit kanë përfunduar.

 Gjithçka është gati, vetëm pritet të lansohet këto ditë. Është një këngë në gjuhën angleze dhe ajo titullohet ‘Hot on fire’. Kënga është punuar në Angli me dy DJ. shumë të njohur, kështu që po shpresoj që mbase mund të kem fat të depërtoj pak edhe jashtë trojeve tona”, ka thënë fillimisht këngëtarja, shkruan ina.

 Edhe pse nuk ka dashur të japë detaje tjera rreth projektit të ri, ajo ka shtuar se është një projekt shumë më ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim. “Kënga është shumë e mirë edhe klipi është shumë më ndryshe. Xhirimet janë bërë në Maqedoni nga një produksion anglez, mirëpo nuk kisha dashur të zbulojë më shumë detaje, sepse pastaj nuk do të jetë më interesant. Le të mbetet befasi për publikun”, ka vazhduar tutje këngëtarja shkupjane.