Lajme Shqip Tuesday, 05 June 2012 11:45

Adele e ka ngritur karrierën e saj duke kënduar këngë të cilat ua ka dedikuar ish të dashurve të saj, por vetë këngëtarja e ka pranuar se nuk do ta pranonte nëse ish të dashurit do të bënin të njëjtën gjë ndaj saj dhe do të shkruanin këngë për të.

Këngëtarja e ‘Rrolling In The Deep’ ka shtuar se do të ishte shumë shokuese nëse njëri nga ish partnerët e saj do të bënte publike jetën e tyre private. Adele gjithashtu ka shfaqur pendim për faktin se e ka përfshirë së tepërmi jetën e saj private në këngë dhe do të dëshironte të kishte mundësinë t’i tërhiqte pas.

Në çmimet Grammy, Adele ka kënduar me një zë dhe me një çiltërsi këngët të cilat paraqitnin dhimbjen nga ndarjet e saj të dashurisë. Edhe pse ajo në këngët e saj i ka kënduar dhimbjes dhe ndarjes, të cilat janë pjesë e jetës së saj personale, ajo ka thënë se do ta urrente faktin nëse ish të dashurit e saj do të shkruanin këngë dedikuar këngëtares 24 vjeçare.