Lajme Shqip Thursday, 10 November 2011 09:50

Këngëtarja britanike Adele përpara pak ditësh i është nënshtruar një operacioni në fyt.

Doktori i këngëtares është i njëjti që operoi liderin e Aerosmith, Steven Tyler. Sipas tij Adele do të rikuperohet shumë shpejt.

Ajo i është nënshtruar një ndërhyrjeje mikrokirurgjikale me lazer në kordat zanore. Operimi është bërë në spitalin e Bostonit “Voice Center”.

Përpara se t’i nënshtrohej kësaj ndërhyrjeje ajo ishte e detyruar t’i anulonte të gjitha koncertet e planifikuara deri në fund të vitit.

Thuhet se Adele është mjaft e trishtuar dhe e frikësuar se mos humbet zërin e saj. Një i afërm i saj ka treguar se ajo është shndërruar këto ditë në një njeri shumë pak social. Nuk del, rri vetëm, çohet nga krevati vonë dhe ha ushqim të pa kontroll, aq sa ka shtuar edhe disa kilogramë të tjerë. Shikon gjatë gjithë kohës televizor dhe dvd, dhe kur rastis që ndonjë kanal transmeton ndonjë klip të saj, ajo e fik menjëherë televizorin. Urojmë që periudha e stresit t’i kaloj sa më shpejt dhe ajo të rikthehet me potencialin e zërit të plotë si në fillim, ashtu siç bëri edhe Steven Tyler. (LajmeShqip.com)