Lajme Shqip Saturday, 03 September 2011 18:12

Nuk ka as më të voglin dyshim që Adele po të ishte spiune, do të ishte plotësisht e paaftë!
Këngëtarja ka nxjerrë sheshit një top-sekret, atë që është duke regjistruar kolonën zanore të filmit të ri Bond.

E pyetur në spektaklin e Jonathan Ross Show në lidhje me projektin e saj më të madh, asaj i ka rrëshkitur goja dhe ka treguar diçka që nuk duhej ta thoshte. Ajo ka treguar se do t’i kthehet sërish studios së regjistrimit në nëntor dhe, madje, ky ishte një projekt i përshpejtuar.

“Epo, në fakt do të jetë një kolonë zanore… Wow, më duket se fola shumë!” Dhe një i ftuar në studio pyeti “Kolonë zanore?” dhe tregoi me gisht shenjën e James Bond Music.

Adele e turpëruar dhe e vënë në siklet ka thënë: “Është thjeshtë jë koncept, një këngë…”
Kjo do të thotë që projekti për një James Bond të ri është rrugës. (LajmeShqip.com)