Lajme Shqip Thursday, 23 February 2012 12:00

Pas gjashtë çmimeve Grammy që mori në Los Angelos, para dy netësh Adele fitoi edhe dy trofe në ceremoninë e ndarjes së çmimeve britanike të muzikës.

23-vjeçarja u kurorëzua këngëtarja e vitit në natën më të rëndësishme të muzikës britanike. Por një incident u shënua gjatë fjalimit të saj. Teksa falënderonte publikun dhe shprehej se ishte krenare që ishte britanike dhe se valëviste flamurin anglez kudo që shkonte, ajo është ndërprerë nga prezantuesi i spektaklit, i cili i ka kërkuar ndjesë sepse duhej të prezantonte grupin pasardhës “Blur”.

Ajo ka buzëqeshur dhe menjëherë ka ngritur gishtin e mesit duke shkaktuar britma dhe fishkëllima në audiencë.

E komentuar nga mediat më vonë për gjestin e saj, ajo ka sqaruar se gjesti i drejtohej gjykatësve të mediave britanike dhe aspak fansave të saj. Pavarësisht justifikimeve të saj, gjesti i saj gjendet i komentuar nëpër mediat ndërkombëtare si një sjellje tipike e anglezëve. (LajmeShqip.com)