Lajme Shqip Friday, 29 July 2011 15:42

Kёngёtarja e famshme angleze ёshtё personi qё vazhdimisht thyen rekorde. Rekordi i fundit qё ka thyer ka qenё me albumin e saj ‘21’; albumi nr.1, qё qёndron nё majat e klasifikimeve kaq gjatё, i vetmi nё 40 vitet e fundit tё muzikёs.

Kjo ёshtё java e 18 qё ajo qёndron nё majat e klasifikimeve.

Albumi i saj “21” ёshtё çertifikuar tri herё me çmimin ‘Platinium’ pёr shitjen e mё shumё se tre milion kopjeve.

Nё mё shumё se gjysёm shekulli vetёm tetё albume mbahen pёr arritjen e majave tё klasifikimeve pёr njё kohё tё gjatё. Ndёr to kujtojmё “The Beatles” qё kanё qenё Nr.1 me katёr albume, Elvis Prestley me njё album dhe Simon And Garfunkel, ku ky i fundit ka ndenjur i pari pёr 41 javё, mё 1971. (LajmeShqip.com)