Lajme Shqip Monday, 19 March 2012 17:40

Nuk ka vonuar reagimi i këngëtares britanike kur ka parë vrullin e komenteve mediatike në lidhje me peshën e saj.

Ajo që dikur thoshte se ishte krenare për kilet që kishte dhe se nuk kishte aspak ndërmend të ndërronte pamje, ka rrëfyer se realisht është duke mbajtur një dietë që do ta ndihmojë të humbasë mjaft kilogramë të peshës së saj.

23-vjeçarja ka vendosur të ndryshojë stilin e saj të jetesës për shkak të problemeve me shëndetin që ka pasur vitin e kaluar. Pasi është detyruar të lërë duhanin për të shpëtuar zërin, tashmë Adele ka vendosur që të kujdeset më shumë për shëndetin në të gjitha aspektet, por sidomos për të humbur në peshë pasi kjo gjë mund të bëj që ajo të duket edhe më mirë.

Adele ka përzgjedhur një trajner personal i cili kujdeset për të 2 herë në javë, kështu bën me dije një burim i cili citohet nga tabloidi britanik “The Sun”.

“Adele ka më shumë energji tani që ka lënë duhanin. Ka vendosur të bëjë një jetë të shëndetshme dhe është në gjysmën e rrugës për të arritur qëllimin”, thekson burimi.

Pavarësisht se Adele ka deklaruar që qëllimi i saj nuk është për t’u dukur si modele kopertinash, pasi për të është zëri me rëndësi për të kënaqur publikun, megjithatë një gjë është e sigurtë dhe normale, kush nuk do të dëshironte të dukej më bukur në skenë me një trup më në formë?!