Lajme Shqip Wednesday, 20 June 2012 10:00

Ajo është një nga këngëtaret femra më të suksesshme në botën e muzikës, por Adele nuk është ngjitur në majë pa u ballafaquar më parë me probleme të rënda.

Sipas një biografie të re të 24 vjeçares, Adele ka abuzuar me alkoolin në fazat e para të suksesit dhe gjatë një turi koncertesh ishte aq e pirë sa harroi tekstet e këngëve të saj.

Marc Shapiro, i cili ka shkruar biografinë e artistes britanike, tregon për fëmijërinë e Adele në Londrën Veriore. Gjithashtu tregon për jetën sentimentale dhe problemet që Adele ka pasur me kordat vokale.

Duke folur për ‘In Touch Weekly’, Shapiro tregon se si Adele u rrit vetëm nga nëna e saj pas divorcit të prindërve kur ishte vetëm 3 vjeç. Gjithashtu flet për të dashurit e saj që gjithmonë e trajtonin keq.

“Adele pinte alkool për të shëruar dhembjet e zemrës”, shprehet autori i biografisë së Adele që do të dalë në tregun britanik më 17 korrik.