Lajme Shqip Monday, 15 August 2011 21:55

Këngëtarja e famshme britanike, Adele, është në majat e thyerjeve të rekordeve me albumin e saj “21”. Ajo renditet numri 1 në 18 vende të ndryshme të botës.

Këngëtarja e hitit “Someone Like You” ka deklaruar se megjithëse është beqare e ka edhe ajo një fiksim. Dhe fiksimi i saj është ylli Zach Galifianakis i filmit “The Hangover”.

Adele e cila njihet shumë për humorin e saj, thotë se ilaci më i mirë i zemrës për të, është dikush që e bën për të qeshur dhe paraqitja fizike për të nuk ka fare rëndësi. (LajmeShqip.com)