Pas disa viteve përpjekje, Bleona Qereti më në fund ka hedhur disa hapa të mëdhenj për të bërë ëndrrën e saj realitet.
Këngëtarja shqiptare, e cila qe një kohë të gjatë jeton në Amerikë duke punuar për t’u futur në tregun muzikor atje, tani është afër realizimit të qëllimeve të saj.
Tabloidi më i rëndësishëm i klasifikimeve muzikore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Billboard, ka renditur këngën e këngëtares shqiptare “Take you over”, si njërën nga këngët dance më të luajtura nga DJ-të nëpër clube.
E renditja së bashku me yjet si Selena Gomez e Paris Hilton ka gëzuar pa masë këngëtaren shqiptare.
Videoklipi i saj i parë do të publikohet nga kompania prestigjioze “Vevo”, e cila ka zgjedhur datën 21 shtator për promovimin e këtij projekti.