Lajme Shqip Tuesday, 02 October 2012 09:01

Los-Anxhelos – Terasa Iglesias nga Universiteti i Kalifornisë dhe kolegët e saj, kanë zbuluar se si zogjtë mblidhen duke lëshuar disa zëra të ngjashëm me të bërtiturat tek koka e një lloj zogu të ngordhur nga grupi “Aphelocoma californica” i laraskave të Amerikës Veriore.

Sipas rezultateve të studimit të publikuar nga shkencëtarët para pak kohësh, që i transmeton Start, bëhet e ditur se edhe zogjtë e tjerë marrin pjesë në “ceremoninë mortore” duke lënë kështu kërkimin e ushqimit. Kjo ceremoni në të cilën dëgjohen zëra të ngjashëm me klithjet zgjat afërsisht gjysmë ore.

Studimet e mëparshme kanë treguar reagimet e fuqishme të kafshëve  ndaj ngordhjes së kafshëve të llojit të tyre. P.sh më pare kemi pare sesi gjirafat apo elefantët sillen rrotull trupit të ngordhur të të afërmit të tyre. Ndërsa studimi i ri i Prof. Fred Bercovitch nga Universiteti Kyoto në Japoni, i publikuar në  revistën “African Journal of Ecology” të muajit gusht 2012, tregoi se kafshët mund të mbajnë zi për vdekjen e të afërmve të tyre. Ndërkohë që Bercovitch vëzhgonte gjirafat, ai vuri re sesi një gjirafë femër u ul në gjunjë dhe lëpinte here pas here të voglin e saj të ngordhur. Gjirafa kaloi më shumë se dy orë pranë të voglit. Bercovitch pohon se elefantët nuk shfaqin reagime afatgjata sa të gjirafave.

Ngordhja e njërit prej elefantëve të grupit mund t’i tensionojë me të vërtetë elefantët e tjerë. Ato e analizojnë mirë elefantin e ngordhur dhe ndonjëherë presin gjatë tek koka e tij. Një studim i publikuar në revistën “Applied Animal Behaviour Science” nga shkencëtarët të cilët analizonin elefantët e parkut kombëtar Samburu në Kenia, ka treguar se elefantët zotërojnë ndenjën e mëshirës dhe dhembshurisë. Elefantët interesohen për njëri–tjetrin edhe nëse nuk kanë familje dhe të afërm.

Nga të gjitha këto që thamë më sipër kuptohet qartë që kafshët nuk janë krijesa pa ndjenja. Studimet shkencore tregojnë se kafshët janë të dhimbshme dhe sakrifikuese. Luanët, zogjtë, insektet ndihmojnë njëri-tjetrin në rritjen e të vegjëlve. Elefantët i mbështesin shokët e tyre të plagosur. Minjtë preferojnë të hanë çokollatë për të shpëtuar shokët e tyre nga kurthi.(LajmeShqip.com)