Lajme Shqip Thursday, 17 November 2011 21:15

Gjithnjё e mё shumё njerёzit ankohen pёr stresin, kaosin, presione psiqike. Nuk mund tё ketё pothuajse asnjё person qё tё mos jetё zhytyr tё paktёn njё herё nё stres.

Organizata Botёrore e Shёndetit e ka cilёsuar stresin si rrezikun mё tё madh qё i kanoset shёndetit. Beteja mё e madhe nё pёrditshmёrinё tonё ёshtё se si ta luftojmё stresin, “gangrena” qё na merr energji dalёngadalё dhe na dobёson sistemin imunitar. Ja disa metoda çlodhjeje!

1-Ecja sportive: Vrapimi ose ecja sportive janё metoda shumё efektive pёr tё lёnё pas stresin e javёs. Gjatё ecjes trupi drejtohet, ndёrsa truri ёshtё vetёm shoqёrues. Mendimet pёrqёndrohen tek metri tjetёr qё duhet ecur apo vrapuar. Bllokadat qё krijohen nga shqetёsimet dhe frikёrat, largohen gjatё kёtij aktiviteti. Mё shumё rekomandohet ecja pёrpara punёs.

2-Sauna: Nё sauna prodhohet vetёm ajёr i ngrohtё, por pikёrisht kёtu fshihet e mira e kёsaj metode, sepse sistemi ynё nervor vegjetativ pёrbёhet nga dy kundёrshtarё tё njohur: sistemi simpatik dhe ai parasimpatik. Nё trupin tonё i pari nxit, kurse i dyti frenon. Nёse ata janё nё disekuilibёr, ne pёrjetojmё stres. Njё dush me avull mund t’i pajtojё kёto dy ‘kundёrshtarё’ sepse muskulatura relaksohet. Metabolizmi nxitet dhe toksinat largohen me anё tё djersёs. Sigurisht qё mbas saunёs duhen konsumuar patjetёr lёngje.

3-Martesa: Psikologёt thonё se ata qё pohojnё njё kёrkesё pёr martesё, janё mё tё lumtur se sa ata qё janё gjithnjё nё kёrkim. Kjo pёr arsye se pёr kёrkimin e partnerit tё duhur krijon stres.

4-Seksi: Shkencёtarёt kanё vёrtetuar qё seksi çliron trupin nga bllokadat, nёpёrmjet uljes sё ndikimit tё hormonit stresant, adrenalinёs. Intensiteti i sektit nuk ёshtё nё propocion tё drejtё me efektin qetёsues tё tij. Pёrkёdheljet janё shumё mё efektive. Bёhet fjalё pёr stimulimin e senseve, nuhatjes, shijimit, dёgjimit dhe prekjes.

5-Frymёmarrja: Frymёmarrja e saktё bёn pjesё nё gjёrat mё tё rёndёsishme tё jetёs, qё nё shumicёn e rasteve bёhet gabim. Nёpёrmjet frymёmarrjes sё njё personi mund tё kuptojmё gjёndjen emocionale tё tij. Frymёmarrja e saktё qetёson qarkullimin e gjakut dhe botёn e brendshme. Atё mund ta mёsoni nёpёrmjet Yoga-s, Tai Chi-sё dhe Atemterapisё.

6-Gjumi: Mos abuzoni me gjumin! Trupi ka nevojё tё rigjenerohet, gjё qё ndodh gjatё gjumit tё natёs.

7-Pushimet: Edhe njё pushim i shkurtёr mund tё ndihmojё pёr t’u larguar nga e pёrditshmja. Trupi qetёsohet mё mirё nё mal, seёse kёtu prodhohen mё shumё rruaza tё kuqe tё gjakut, tё cilat pёrmirёsojnё transportin e oksigjenit nё qeliza.

8-Shahu: Nё shah çёshtja qёndron tek fitorja e gurёve tё zinj ndaj atyre tё bardhё dhe tek strategjia e komplikuar qё duhet ndjekur. Pikёrisht nёpёrmjet kёsaj luftohet kaosi nё kokё. Aspekti i lojёs, i cili vendoset nё plan tё parё, ndihmon qё tё zhduken stresi dhe shqetёsimet. Ekziston edhe shahu nё largёsi, nёpёrmjet internetit, qё mund tё luhet nё zyrё. Çdo ditё rekomandohet tё luhet 10 minuta.

9-Leximi i njё libri: Ekspertёt thonё se librat janё ilaç kundёr stresit. Kjo sepse gjatё leximit njeriu pёrqёndrohet vetёm nё njё gjё. Kjo siguron ndjenjёn e lumturisё ku dhe fantazia merr krahё. (LajmeShqip.com)