Lajme Shqip Thursday, 16 February 2012 12:30

1. Sauna shkrin kilogramët
Kur pas saunës hipni në peshore, ajo do të tregoj se keni një kilogram mangët. Por, kjo dukuri ndodh si rezultat i avullimit të lëngjeve nga organizmi juaj dhe nuk ndodh nga shkrirja dhjamit. Lëngjet e humbura, e me këtë edhe kilogramët, kthehen pas disa orëve. Megjithatë, edhe pse nuk keni humbur në peshë, keni humbur toksinat dhe keni pastruar organizmin.

2. Grimi dëmton lëkurën
Grimi jo vetëm që nuk dëmton lëkurën, përkundrazi, ka efekt mbrojtës! Pudrat bashkëkohore janë aq të perfeksionuara, saqë ato nuk e pengojnë aspak ajrosjen e poreve të lëkurës. Po ashtu, edhe kremrat e ndryshme të lëkurës kanë formulë të tillë kimike që i përshtaten çdo tipi të lëkurës dhe ta mbrojnë atë nga ndikimet e jashtme dhe të dëmshme, si p.sh era, radikalet e lira, tymi i duhanit etj.. Por kjo nuk  e përjashton mundësinë e ndikimit negativisht në këto tri raste: nëse produktit i ka kaluar afati i përdorimit, nëse nuk e hiqni nga lëkura përpara gjumit dhe nëse e vendosni në fytyrë direkt pa aplikuar më parë ndonjë krem.

3. Disa tharëse nuk i djegin flokët
Aparatet për tharjen e flokëve nuk do t’i djegin flokët tuaj vetëm nëse nuk i përdorni rregullisht, edhe atëherë nëse përdorni vetëm ajrin e ftohtë. Shumica prej nesh, për t’i tharë flokët më shpejt përdorin ajrin më të nxehtë të therëses. Tharëset me jonizator, të cilat premtojnë mbrojtjen e flokëve, janë vetëm truk marketingu.
Zgjidhja është në produktet për mbrojtjen e flokëve, të cilat i mbrojnë flokët tuaja nga efekti i dëmshëm i ajrit të nxehtë gjatë tharjes. Gjithashtu, është me rëndësi që të mos e afroni tharësen shume afër flokëve.

4. Produktet e shtrenjta janë më të mira
Çmimet e produkteve kozmetike nuk do të thotë se tregojnë edhe kualitetin e tyre. Një tonik më i thjesht mund të jetë më i mirë sesa ato që përmbajnë alkool, mentë, mentol apo përbërës të tjerë që mund ta irritojnë lëkurën, pa marrë parasysh çmimin. Ka produkte shumë të shtrenjta të cilat kanë përbërës të zakonshëm, pa ndonjë komponent aktiv, dhe ka të tjerë që janë të lirë në çmim por është plot me substanca mbrojtëse apo ushqyese. Prandaj gjatë blerjes, kushtojini kujdes përmbajtjes dhe jo çmimit.

5. Shumë ujë shëron lëkurën e thatë
Lëkura e thatë nuk formohet vetëm për shkak të mungesës së lagështisë. Hulumtimet tregojnë se niveli i lagështisë në lëkurën normale, të yndyrshme dhe atë të thatë është i njëjtë. Problemi i lëkurës së thatë është një faktor gjenetik dhe bëhet fjalë për kualitetin e ndryshëm të indit ndërqelizor, në dallim nga lëkura normale. Prandaj marrja e sasive te mëdha të ujit nuk do të përmirësoj gjendjen, por janë preparatet adeguate ato që do të ndikojnë në strukturën e indit.

6. Kremi i natës është i domosdoshëm
Para gjumit nuk duhet vendosur asnjë lloj kremi për fytyrë. Mjafton ta pastrojmë fytyrën me një tonik i cili do të pastronte poret dhe do të ndihmonte lëkurën që të pushonte. Lëkura gjatë natës është më aktive nga pikëpamja metabolike, prandaj i duhet lejuar të pushojë dhe marrë frymë lirshëm në mënyrë që të lirohet nga produktet e dëmshme të metabolizmit.

7. Flokët e çara mund të rigjenerohen  
Nuk ka asnjë mundësi që kjo gjë të ndodhë! E vetmja mënyrë që të shpëtoni nga të çarat e majave të flokëve, është prerja. Janë disa balsame dhe kremra për flokët që munden përkohësisht ti “mbulojnë” të çarat, por ajo do të zgjasë vetëm deri tek larja e radhës. Flokët çahen për shkak të tre arsyeve: larja e shpeshtë, proçedurat kimike të shpeshta dhe krehja agresive. (LajmeShqip.com)