Lajme Shqip Wednesday, 13 April 2011 06:49

Si dje, pёrpara 50 vitesh Yuri Gagarin nga Bashkimi Sovjetik ishte njeriu qё pёr herё tё parё fluturoi nё hapёsirё.

Mbas kthimit tё tij ai pati deklaruar me krenari: “Tani le tё pёrpiqen tё na arrijnё edhe vёndet e tjera,”.

Njёzetё e tre ditё mbas fluturimit tё Gagarinit, mё 5 Maj 1961, amerikani Alan Shepard ishte njeriu i dytё qё udhёtoi nё hapёsirё pёr 15 minuta.

Mё 20 Shkurt 1962, amerikani John Glenn ndoqi hapat e Gagarinit nё udhёtimin rreth globit dhe, mё 20 Korrik 1969 Amerika arriti qё tё ishte e para nё dёrgimin e njeriut tё parё nё Hёnё.

Qё atёherё, filmime tё panumёrta janё munduar tё regjistrojnё udhёtimet e tyre nё galaktikё.

Duke marrё shkas nga ky pёrvjetor i rёndёsishёm i historisё sё njerёzimit ёshtё bёrё njё sondazh; njё sondazh mbi filmin mё tё preferuar tё kohёrave qё trajton kёtё tematikё. Ndёr mё tё preferuarit kanё qёnё “Alien”, “The Empire Strikes Back”, “E.T.” , por vёndin e parё e ka zёnё filmi “Apollo 13”.