Lajme Shqip Sunday, 07 August 2011 15:59

Shenjat e një gjysëm shekulli, për aktoren hollivudiane Heather Locklear, duket se nuk përbëjnë aspak problem.

Me një fustan joshës prej lëjure të zezë, aktorja e cila mbush 50-vjeç në shtator, u paraqit në një darkë bamirësie në Londër për Samuel L.Jackson.

Bukuroshja e filmit ‘Melrose Place’ u paraqit me të dashurin e saj prej vitesh, aktorin Jack Wagner 51-vjeç, i cili duket që ndjek një jetë të shëndetshme si vetë e dashura e tij.
Por sipas burimeve për ‘People’ ka qënë pikërisht partneri i saj një shtysë e madhe për jetuar një jetë të shëndetshme. Një çështje problematike e ditëve të sotme, por që mesa duket, ata e kanë gjetur fiks fare gjuhën e përbashkët. (LajmeShqip.com)