Lajme Shqip Wednesday, 30 November 2011 10:59

Conrad Murray u dënua me 4 vjet burgim pasi u shpall për akuzën e vrasjes së pavullnetshme të shkaktuar nga pakujdesia.

Pavarësisht kërkesës së avokatit të tij për mos dënim me burg, pasi vetëm persekutimi i tij nga të gjithë pas kësaj ngjarje do të ishte i mjaftueshëm për të, gjykata arriti në përfundimin e saj se ai duhej të kryente dënim me burg për vrasjen e yllit të popit botëror..

Gjithashtu, prokuroria kërkoi që doktori i tij të dëmshpërblejë fëmijët e Jacksonit për humbjen që u shkaktoi atyre.

Ky vendim i jep fund njërës prej çështjeve më të debatueshme në Amerikë, duke qetësuar në këtë mënyrë edhe fansat e Mbretit të popit mbarë botës.

Por sipas mediave amerikane, Murray mund të vuajë vetëm 2 vite burgim për shkak të mbipopullimit të burgjeve në Amerikë dhe se ai ka humbur liçensën dhe të drejtën për të ushtruar profesionin e tij si mjek.

Michael Jackson vdiq më 25 qershor të 2009-ës në shtëpinë e tij në Los Angeles, pas konsumimit të një sasie të tepruar qetësuesish, kryesisht propofol. (LajmeShqip.com)