Lajme Shqip Wednesday, 09 September 2015 23:22

Prej Natalie Portman e deri tek Kate Winslet, më poshtë mund të lexoni se cilat janë aktoret të cilat janë penduar për skenat nudo që i kanë bërë në disa filma.

Aktorja Jessica Brown Findlay nuk njihej për skenat e saj nudo, kështu që kur e bëri paraqitjen e saj ‘topless’ në një skenë të filmit ‘Albatross’ të gjithë fansat e saj ‘u shokuan’. Por tani, aktorja 23-vjeçare thotë se është penduar për paraqitjet nudo. “Të jem e sinqertë, nuk e kam ditur se mund të them jo për paraqitjen nudo,” thotë ajo. “Nuk e kisha fare idenë për skenat në film apo çfarë do të ndodhte në të. Është diçka që nuk do ta bëj më,” shton ajo.

Kate Winslet morri shumë komente gjatë natës së çmimit Oscar nga njerëz të ndryshëm, duke i thënë asaj “t’i kemi parë gjinjtë,” por fituesja e çmimit Oscar ka disa mendime mbi skenat e saj nudo. “Nuk mund të iki nga kjo,” e pranoi Winslet para disa viteve. “Nuk dua të bëhem një aktore e cila gjithmonë zhvishet”. “Mendoj që jam penduar për atë skenë në Titank shumë,” thotë ajo.

Pas skenave nudo në ‘Hotel Chevalier’ dhe ‘Goya’s Ghosts’ para disa viteve, Natalie Portman u pendua shumë më vonë. “Më vjen shumë keq që nuk e dëgjova intuitën time,” tha ajo në një intervistë. “Prej tani e tutje, unë do t’i besoj intuitës time më shumë,” thotë ajo.

Pas shumë viteve duke pozuar për Playboy, disa skena nudo dhe një video me ish-burrin e saj Tommy Lee, Pamela Anderson pranoi se është penduar për të gjitha këto. “Fëmijët e mi bëjnë shaka me mua për shkak se kam pozuar lakuriq,” tha Anderson në një intervistë para disa viteve. “Kur pozoni, nuk mendoni për ditën kur do të keni fëmijë të cilët do ta shohin atë,” thotë ajo.