Lajme Shqip Friday, 15 July 2011 13:11

Londër – Një djalosh britanik është bërë gjysh në moshën 29 vjeç. Shem Davies, u bë gjysh pas lindjes së vajzës së tij 14-vjeçare.

Vajza e tij Tia, ka lindur një javë para se ajo të mbushte 15 vjeç. Shem i papunë dhe i ndarë nga nëna e Tias tre muaj, pasi lindjes së saj është shprehur shumë i kënaqur për ardhjen në jetë të mbesës së tij. Ajo është në incubator, pasi ka lindur 10 javë para kohë.

Gjithsesi Shem ende nuk e ka kaluar shokun që pësoi kur vajza e tij i tha se kishte mbetur shtatzënë me të dashurin e saj 15 vjeç, Jordan Uilliams.

Shem, ashtu si vajza e tij, u bë prind në moshën 14-vjeçare. “E di se sa e vështirë do të jetë për ata. Kam qenë në të njëjtën situatë dhe vetë dhe nuk e përballova dhe aq mirë kur u bëra baba në moshën 14 vjeç”, tha gjyshi më i ri në Britani.