Lajme Shqip Tuesday, 15 November 2011 11:20

Floku është një element mjaft i rëndësishëm për ndërtimin e figurës së gjithëkujt. Një flok i bukur dhe i shëndetshëm është një biletë më shumë për të korrur sukses për pamjen tuaj. Për këtë arsye Prof. Dr. Daniele Campo ka dhënë disa sqarime që lidhen me këshillat legjendare mbi mirëmbajtjen e flokëve, të trashëguara brez mbas brezi.

1. Prerja e flokëve stimulon në fortësimin e tyre ose në rritjen e tyre më të shpejtë…
Kjo është një nga këshillat jo vetëm të rreme, por të kundër-indikuara. Floku është mbivendosje e qelizave keratinoze të vdekura, dhe në brëndësi nuk ka linfë që mund të forcohet duke i prerë flokët. Madje prerja e flokëve, sidomos shumë shkurt, gjatë verës është e kundra-indikuar pasi qelizat e flokëve efektohen negativisht nga rrezet ultravioletë! Nëse hiqet mbrojtësi natyral i flokëve, atëhere dielli mbërrin në kokën tuaj drejtpërdrejtë me efektet e tij negative.


2. Majat e djegura të flokëve mund të riparohen…
Nuk është e vërtetë, edhe megjithëse produkte kozmetike pretendojnë se kryejnë efekte riparuese!


3. Të krihesh, i bën mirë flokëve…
Së pari, është e rëndësishme të thuhet se duhen evituar shtrëngimet e flokëve, si p.sh. kapja e flokëve si bisht-kali. Sikurse e ka treguar edhe praktika, kjo shpesh shkakton tullacllëk në zonën ku floku tërhiqet vazhdimisht. E rëndësishme është që krehja të bëhet pa sforcime, me delikatesë; mundësisht duke përdorur krëhëra me dhëmbëza të rrallë. Nuk duhet të përdorni krëhëra prej druri, pasi druri e rrit fërkimin me fijen e flokut. Këshillohet që të përdoren krëhëra të ndërtuara prej plastike dhe kocke.


4. Flokët mund të thinjen brënda një nate…
Kjo thënie nuk mund të trajtohet ashtu siç tingëllon! Mund të themi se, në raste të stresit të lartë, gjatë natës, mund të ndodhi që të na bien flokët. Njerëzit të cilët i kanë flokët me ngjyra të përziera, nga 10 fije floku humbasin 9 fije të zeza. Dhe në mënyrë të paevitueshme ndryshon edhe perceptimi i pamjes përpara pasqyrës. Prandaj, flokët nuk thinjen brënda një nate, por ndryshon raporti i fijeve të hirta me ato të errta.


5. Nëse shkul një qime gri, do të mbijnë në vënd të tij…
Mbi këtë thënie nuk ekziston asnjë shpjegim shkencor. Është një thënie plotësisht e pabazë.


6. Rënia e flokut trashëgohet nga mëmësia…
Kjo është plotësisht e pavërtetë! Nuk është e ndarë me thikë; fajtor për trashëgiminë e ‘tullacllëkut’ mund të jetë secili prind.


7. Zbokthi shkaktohet nga lëkura e thatë dhe është ngjitëse…
Gjëja e parë që duhet t’ju sqarojmë është se, zbokthi nuk ka karakter ngjitës apo infektiv. Shkaktar për të nuk është lëkura e thatë, pasi zbokth mund të gjesh edhe në flokë të yndyrshëm. Zbokthi formohet aty ku prodhimi i sebumit është më i madh në lëkurë.


8. Të presësh flokët kur hëna është e plotë ndihmon në rritjen e tyre më të shpejtë dhe të bukur…
Megjithëse është bërë një studim shkencor që jep shpjegime mbi rritjen e flokëve në varësi të fazave të hënës, asjgë nuk është vërtetuar plotësisht.


9. Ngjyrosja e flokëve gjatë shtatzënisë mund të ketë ndikim negativ në shëndetin e fëmijës së palindur…
Kjo thënie nuk është aspak e vërtetë, për më tepër që tani qarkullojnë bojra flokësh vërtetë të sigurta dhe cilësore.


10. Është më mirë që flokët të lahen më rrallë, por të masazhohen më gjatë…
Eksperienca na ka treguar se flokët është më mirë që t’i lash shpesh, por me shampo cilësore, mundësisht me shampo të blerë në farmaci. E mira është që flokët të sapunisen vetëm një herë, pasi për herë të dytë mund të largohen edhe hidro-lipidet. Ndërsa balsami është një praktikë e mirë, pasi ul shkallën e fërkimit kur bëhet krehja e flokut. Dhe e rëndësishme është që në fund kur të bëhet tharja e flokut, të mos përdoret nxehtësi e madhe dhe tharësja të mbahet relativisht larg flokut.

(LajmeShqip.com)