Lajme Shqip Thursday, 17 November 2011 09:43

E vërteta është e trishtë, por mbetet e vërtetë. Shumica e marrëdhënieve në çift nisin me dedikime romantike dhe tentojnë të përfundojnë trishtueshëm. Shumë pak çifte i mbijetojnë provës së kohës dhe qëndrojnë të devotshëm ndaj lidhjes së tyre, ndërkohë që për pjesën më dërrmuese nëpër botë rezulton shkatërruese.

Ja kush janë 10 arsyet që i çojnë çiftet drejt ndarjes:

1.Kritikat e shpeshta
Pas muajve të parë të dashurisë, dashuria e secilit shfaq formën dhe ngjyrën e vet. Kur ata fillojnë të grinden me njëri-tjetrin, kërkojnë hapësirën e tyre dhe nuk aprovojnë shoqërinë e secilit. Të gjitha këto të çojnë në kritika dhe grindje të vazhdueshme, që natyrisht veçse shtrojnë rrugën e ndarjes.

2.Gënjeshtrat dhe humbja e besimit
Gënjeshtër e vogël apo e madhe, e çfarë do shkalle qoftë ajo, gënjeshtra ka fuqinë për të thyer marrëdhënien tuaj. Ti mund të jesh i pafat, sepse pavarësisht se nuk ke gënjyer qëllimisht, mjafton një herë që të thyesh besimin e partnerit dhe pastaj do ta kesh shumë të vështirë për ta rifituar atë.

3.Tradhëtia
Çdo kush e interpreton fjalën ‘tradhëti’ në mënyra të ndryshme. Për dikë flirtimi me një koleg mund të quhet tradhëti, sikurse edhe dalja për kafe me një koleg pune pa treguar. Vetëm pasi të keni kuptuar se sa i ndjeshëm është partneri juaj ndaj këtij koncepti mund të veproni rigorozisht.

4.Përgjimi
Për çfarëdo arsye apo dyshim që mund të keni mbi partnerin tuaj, mos e përgjoni atë fshehurazi! Nëse ju zbulon mund të shndërrohet në fatkeqësi për ju. Ballafaqojini ndjenjat tuaja dhe tregojini se sjellja ju është dukur e çuditshme kohëve të fundit, por asnjëherë mos u bëni detektivi i njëri-tjetrit.

5.Xhelozia obsesive
Sikurse pak verë bën mirë për zemrën, po ashtu edhe pak xhelozi poseduese është e mirë. Por kufiri ndarës ndërmjet xhelozisë poseduese dhe asaj obsesive është mjaft i hollë. Nëse e pyesni vazhdimisht partnerin tuaj se ku ishte, me kë ka dalë dhe pyetje të tilla, do ta shikoni se gradualisht partneri juaj do të largohet nga ju.

6.Referimet ndaj marrëdhënieve të kaluara
Kjo është diçka që ju seriozisht duhet t’i qëndroni larg në momentin që nisni një marrëdhënie. Kur njerëzit nisin të jetojnë marrëdhënie të reja, janë të kërkim të asaj që t’i bëj të harrojë trishtimin e marrëdhënies së mëpërparshme. Nëse juve me sarkazëm i referoheni të kaluarës së partnerit në argumentet tuaja, kjo gjë do ta lëndojë dhe do t’ju çoj të dyve drejt rrugës së ndarjes.

7.Barrierat e komunikimit
Pjesa më kritike në një marrëdhënie është komunikimi. Të gjitha aspektet e besimit, xhelozisë, respektit dhe hapësirës së secilit, fillojnë dhe përfundojnë nga komunikimi. Edhe në qoftë se ju bezdis gjëja më e vogël, është më mirë që të përballeni dhe ta ndani me partnerin tuaj se sa t’i grumbulloni gjërat brenda zemrës suaj. Çiftet më të mirë që kanë dështuar, shumica kanë dështuar për shkak të mungesës së komunikimit.

8.Konsiderimi i kujtimeve si garanci e dashurisë
Shumica e çifteve kur janë duke e zbehur dashurinë e tyre, përpiqen të kujtojnë çdo detaj, sado të vogël të përvjetorit të tyre apo dhuratat që i bënin njëri-tjetrit. Por me kalimin e kohës këto gjëra bëjnë që të humbë interesi i emocioneve të gjalla të momentit. Duke i konsideruar si garanci kujtimet e tyre, kjo i çon drejt një mungese interesi dhe shpërbërje në një kohë të gjatë, që është receta perfekte për një ndarje.

9.Zhytja në një rutinë të shurdhët
Rutina është si një shpatë me dy tehe. Ajo mund të konsiderohet e favorshme pasi ju bën të sigurtë për jetën tuaj dhe atë çfarë keni. Por shumica e çifteve hyjnë në një përgjumje të marrëdhënies së tyre, që i çon drejt humbjes së interesit për jetën e përbashkët në vazhdimësi.

10.Pakënaqësia seksuale
Kur një marrëdhënie e kalon afatin 2 vjeçar, gjithçka që bëhet është e zakonshme: çokollatat, darkat nëpër lokale, romanca, madje edhe jeta seksuale. Në qoftë se ju nuk gjeni diçka për të rindezur marrëdhënien tuaj dhe gjallërimin e romancës, pa dyshim që kjo do t’ju çojë në probleme.

Nëse i shikoni hollë këto çështje, shumica e këtyre problemeve që të çojnë drejt ndarjes janë të ndërlidhura. Në qoftë se do të jeni të aftë të zgjidhni njërin prej këtyre problemeve, do të shikoni se si në mënyrë automatike do të zhduken edhe problemet e tjera. (LajmeShqip.com)