Lajme Shqip Tuesday, 21 February 2012 14:30

Ditën e djelë, episodi i tyre i 500-të ka shënuar shikueshmërinë më të lartë të këtij seriali, dhe kjo jo falë numrit të tij rendor, por personazhit të famshëm që do të paraqiste në të.

Epidosi në fjalë trajton historinë e familjes së famshme amerikane Simpson që takohet me themeluesin e Wikileaks, Julian Assange.

Në këtë episod, dublimi i zërit të Assange, është bërë nga vetë ai, i cili e ka regjistruar zërin e tij që nga Britania. Në këtë episod, anëtarët e familjes Simpson zbulojnë se në një mbledhje të bashkisë së qytetit Springfilld është vendosur dëbimi i tyre dhe për rrjedhojë ata gjejnë vend në “The Outlands”, ku Assange është fqinji i tyre.

Komedia e animuar “The Simpson” ka arritur në sezonin e saj të 23-të, duke u shndërruar në programin më të gjatë “prime-time” të televizioneve amerikane.

Julian Assange ndodhet në Angli duke luftuar kundër ekstradimit të tij në Suedi, ku akuzohet për abuzime seksuale.